Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, ka hedhur poshtë mundësinë që të debatojë në një vend me presidentin amerikan, Donald Trump, nëse ky i fundit është ende pozitiv me Covid-19.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar menjëherë pas deklaratës , duke e quajtur Biden “të çmendur”.

“Ai ka qenë i çmendur për vite me radhë dhe të gjithë e dinë këtë”, shkroi presidenti në llogarinë personale në Twitter.

“Media është mbërthyer me të dhe thjesht po përpiqen ta mbrojnë. A keni vënë re se të gjitha gjërat negative, si koeficientin e ulët të inteligjencës, nuk e përmend më kurrë?!”, ka shkruar Trump.

 

Debati i dytë presidenciale mes dy kandidatëve do të duhet të zhvillohet më 15 tetor në Miami.

Më herët, Presidenti Trump ka deklaruar se ai do të marrë pjesë në debatin e dytë, pavarësisht faktit se momentalisht ai po kurohet për Covid-19.

/Descript.al/