Numri i vdekjeve nga koronavirusi nëpër botë kapërceu shifrën 2 milionë.
Këto shifra madje mendohet se mund të jenë edhe më të larta se kaq. Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë u detyrua të shpallte pandeminë globale të Covid-19, shtete të ndryshme kanë zbatuar masa të ashpra izolimi dhe ekonomitë e shumë vendeve janë dëmtuar rëndë. SHBA-ja, e cila ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për shkallën e të infektuarve si dhe ka bërë thirrje për një hetim “transparent” për origjinën e koronavirusit.
Në ditët e para të shpërthimit, virusi u gjurmua në një treg kafshësh të gjalla në Wuhan, por më pas u tha se aty ishte vendi ku virusi bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit. Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë shfaqur, duke përfshirë dhe pretendimet se virusi ka dalë aksidentalisht nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në këtë qytet. Kina pretendon se pavarësisht faktit që koronavirusi u paraqit për herë të parë në Vuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht e ka origjinën aty.
Top Channel

























