Akademik Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe kryesia e saj, përfaqësuar nga zëvendëskryetari Vasil S.Tole, sekretari shkencor akademik Shaban Sinani dhe kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike akademik Pëllumb Xhufi, ishin sot në Prishtinë në një takim me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës akademik Mehmet Kraja dhe përfaqësues të këtij institucioni në kuadrin e bisedimeve ndërakademike.
Çështjet kryesore që u diskutuan qenë projektet madhore në albanologji, që tashmë janë në fazën e zbatimit