Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një ndihmë shtesë prej 325 milionë dollarësh për Ukrainën.
Lajmi u bë i ditur nga sekretari amerkan i Shtetit Antony Blinken, i cili theksoi se SHBA-ja vazhdon të qëndrojë në krah të popullit ukrainas, guximi dhe solidariteti i të cilit frymëzon botën.
Në një deklaratë, Blinken shpjegoi se ndihma përfshin armë dhe pajisje për të forcuar trupat ukrainase në fushën e betejës.