Gjysma e britanikëve mendojnë se Boris Johnson nuk ka qenë aq i mirë sa pritej si kryeministër, sipas një sondazhi.

Një sondazh i Ipsos në Britaninë e Madhe i kryer javën e kaluar tregoi se 54% e britanikëve mendojnë se kryeministri ka bërë një punë të keqe deri më sot, me pothuajse të njëjtin proporcion që mbështet një votë mosbesimi në udhëheqjen e tij.

Anketuesit thanë se rezultatet tregojnë një tendencë të vazhdueshme të “uljes” së vlerësimit ndaj Johnson-it.

Ky rezultat vjen pasi kryeministri u kritikua për thyerjen e rregullave të koronavirusit në Downing Street.

Policia Metropolitane aktualisht po heton 12 festa të organizuara nga qeveria e tij gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid-19, ku Johnson ishte pjesëmarrës bashkë me 50 persona të tjerë të cilëve u janë dorëzuar pyetësorët zyrtarë nga oficerët e policisë.

Udhëheqësi i Partisë Konservatore është përballur gjithashtu me kritika të tjera, që lidhen me trajtimin e pandemisë Covid-19 nga qeveria e tij dhe përpjekjen për të vonuar një vendim të Dhomës së Përfaqësuesve për pezullimin e ish-ministrin konservator dhe deputetin Owen Paterson vitin e kaluar.