Shqipëria pret Izraelin në ndeshjen e dytë të Nations League sa i takon Ligës B. Kuqezinjtë pas barazimit ndaj Islandës, kërkojnë të rikthehen te tre pikët teksa trajneri Edy Reja ka bërë pesë ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar.
Pesë ndryshime, pse kaq shumë: “Ka arsye të ndryshme, është edhe fundi i sezonit me trajnerin që ka dashur të ketë më shumë freski në fushë. E njohim kundërshtarin, trajneri ka menduar të përshtatet sa më shumë me kundërshtarin”.
Gati për 90 minuta Broja? “Broja vjen pas COVID dhe është mirë, nuk është 100% por mendoj që është i gatshëm dhe të japë maksimumin”.
Vendosja e mbrojtjes, si do të vendosen 3 mbrojtësit? “Bajrami në rolin e gjysmë-mesfushorit majtas, në mbrojtje ndryshon vetëm qendra me Veselin ndërsa Ismajli djathtas e Gjimshiti në të majtë”, u shpreh Bulku.
Top Channel



























