Gjatë 24 orëve ka pasur gati katërfishim të rasteve të të infektuarve nga Covid në Shqipëri. Kështu konstaton Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj ditor, e cila bën të ditur se ka pasur 725 të infektuar, ndërsa një ditë më parë kishte vetëm 197 raste aktive.

Gjashtë humbje jete ka pasur në 24 orët e fundit, ndërsa Janë 7,834 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Raporti i ministrisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 725 qytetarë, në këto bashki:

289 në Tiranë, 43 në Fier, 36 në Elbasan, 32 në Vlorë, 29 në Lushnje, 28 në Shkodër, 27 në Berat, nga 22 qytetarë në Durrës, Kamëz, 20 në Gjirokasër, nga 17 qytetarë në Korçë, Sarandë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Kukës, Krujë, Pogradec, nga 8 qytetarë në Dimal, Lezhë, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kuçovë, Vorë, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Konispol, Kolonjë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Librazhd, Dropull, Himarë, Roskovec, Kurbin, Tropojë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 qytetar në Peqin, Poliçan, Devoll, Maliq, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë, Has, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe.

Janë 7,834 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Berati të moshave 57-64 vjeç, një qytetare nga Tirana 58 vjeçe, një qytetare nga Fieri 73 vjeçe, një qytetar nga Shkodra 81 vjeç, një qytetare nga Tepelena 91 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 725

Të shëruar në 24 orë 602

Të shtruar në spitale 157

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3273

Testime totale 1,311,540

Raste pozitive 186,222

Raste të shëruara 175,451

Raste Aktive 7,834

Humbje jete 2,937

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4037

Fier 862

Durrës 543

Shkodër 506

Vlorë 419

Elbasan 345

Gjirokastër 303

Berat 257

Korçë 194

Lezhë 178

Kukës 120

Dibër 70