Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Dancho Markovski.

Zyra e shtypit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua mbi përgatitjet për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj.

Komisioneri Celibashi e njohu ambasadorin Markovski me punën e KQZ për mirëorganizimin dhe mirëadministrimin e procesit zgjedhor.

Celibashi theksoi se, KQZ tashmë ka një program të veçantë për edukimin zgjedhor për pakicat kombëtare në Shqipëri dhe se, po punohet me intensitet për implemetimin e tij në të gjithë bashkitë ku jetojnë zgjedhësit e pakicave.