Kryefaqja Bota Çështja e Detit/ Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin, Turqia do e...

Çështja e Detit/ Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin, Turqia do e shohë si shkak për luftë

9
0

Revista Gjermane Der Spiegel ka bërë një koment lidhur me çështjen e Detit, ku Greqia votoi pro projektligjit për shtrirjen e ujërave territoriale të vendit në 12 milje detare në Detin Jon.

“Vendimi është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por ai gjithashtu jep një perspektivë, të cilën Turqia e hedh poshtë kategorikisht”, thuhet në artikullin e publikuar nga mediat greke që i referohet Der Spiegel.

Një pjesë nga artikulli:

Nëse Athina zbaton këtë zgjerim në Egje, Turqia mund ta shohë atë si një shkak për luftë. Athina mund të argumentojë se nuk po planifikon të marrë më tej ujëra territoriale. Sidoqoftë, Mitsotakis vazhdimisht theksoi se me ligjin e ri kjo mund të bëhet dhe se Greqia do të vendosë vetë kur dhe në çfarë mënyre dhe në çfarë kushtesh. Në 1995 Parlamenti Turk vendosi që shtrirja e ujërave territoriale Greke në Egje me 12 milje do të konsiderohej një shkak për luftë. Turqia pretendon se Egjeu do të bëhej një “det grek” de facto. Në të vërtetë, në këtë rast 71% e Egjeut do t’i përkiste ujërave territoriale Greke, nga 21% që është sot.