Sasia e parave të dërguara nga emigrantët që punojnë jashtë Shqipërisë për në vendlindjen e tyre pritet të ulet me gati 110 miliardë dollarë këtë vit, pasi pandemia e COVID-19 ka rritur papunësinë në të gjithë botën.
Kjo, sipas Bankës Botërore, është ulja më e keqe në histori, madje më e keqe se kriza financiare e vitit 2008. Banka e zhvillimit me bazë në Uashington tha se punëtorët emigrantë ishin veçanërisht kategoria më e brishtë për të humbur punën e tyre gjatë mbylljes për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Emigrantët zakonisht dërgojnë para për familjet në disa nga pjesët më të varfra të botës, përfshirë Azinë Jugore dhe Amerikën e Jugut, për të rritur standardet e jetesës të të dashurve të tyre. Evropa Lindore veçanërisht pritet të jetë një nga rajonet më të goditura, pasi punëtorët emigrantë në Evropën perëndimore dhe Rusia detyrohen të ulin shumën e parave që dërgojnë në familje, si për shembull në Rumani, Bullgari, Ukrainë dhe vendet e tjera. Kjo situatë pa dyshim mund të ketë prekur edhe shqiptarët të cilët kanë emigruar jashtë vendit dhe dërgojnë para në familjet e tyre në vendin tonë.
Top Channel