Izraeli po përjeton rritje të të gjithë indekseve pandemike, të cilat sipas disa ekspertëve do të rriten sërish javët e ardhshme për shkak të efektit të variantit Omicron.

Në 24 orët e fundit infeksionet e reja, që tani konsiderohen si valë e pestë, ishin 760, me një normë, për hera të parë që nga fillimi i tetorit, mbi dy për qind (2,07%), për 40 000 teste të kryera.

Faktori R gjithashtu po rritet, pasi mbërriti në 1,41 si dhe të sëmurët rëndë që tani janë 98 (mbi 80% nuk ​​janë të vaksinuar) si edhe pesë vdekje në javën e fundit.

Deri më tani, ka 1 118 raste të konfirmuara të Omicron, ku një pjesë e madhe ka të bëjë me personat që janë kthyer nga jashtë shtetit.

Qeveria e Naftali Bennett ka nisur kufizime të reja duke filluar me aksesin në qendrat tregtare