Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Kinë është rritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, me Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë që raportoi 13 146 infeksione ditore.
Sipas statistikave zyrtare, shumica e rasteve, 11 691, janë asimptomatike.
Gjatë një vizite inspektuese në Shangai, të shtunën, zëvendëskryeministri kinez, Sun Chunlan theksoi respektimin e palëkundur të strategjisë epidemiologjike, që parashikon vendosjen e shpejtë të shtetrrethimit, testimin masiv dhe karantinimin edhe në rastin e shpërthimeve më të vogla të infeksionit.
Shangai, qyteti më i madh i vendit, mbetet nën izolim të plotë.
Pothuajse të gjithë 26 milionë banorët aktualisht lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për testimin e Covid-19.
Banorët e Shangait kanë shprehur zhgënjimin në rritje në mediat sociale për shtetrrethimet e rrepta, furnizimin e pasigurt të ushqimit dhe kushtet e këqija të higjienës në qendrat e karantinës./



























