Numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën e 170,000. Sipas azhornimit të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, ka 170.324 vdekje, nga të cilat 42.335 vetëm në Shtetet e Bashkuara, të cilat konfirmohen si vendi me numrin më të madh të vdekjeve, e ndjekur nga Spanja dhe Italia. Rastet e infektimit në nivel global shkojnë në rreth dy milion e gjysmë.

SHBA tejkalon 42,000 viktima

Në 24 orët e fundit ka patur 1433 viktima të Covid-19 për një total vdekjesh prej mbi 42 mijë kurse numri u përgjithshëm i rasteve të testuar pozitiv është më shumë se 787 mijë.

Presidenti Donald Trump ka njoftuar një dekret me të cilin ai synon të pezullojë emigracionin në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, pak shtete jugore kanë filluar të rihapin disa aktivitete jo thelbësore, madje edhe nën presionin e protestave nga shumë qytetarë dhe pronarë të bizneseve të vogla. Karolina e Jugut ka lejuar rihapjen dyqaneve me pakicë dhe tregjeve për sa kohë që respektohen udhëzimet për distancimin shoqëror.

Në Georgia drita jeshile u dha për rihapjen e palestrave, berberet dhe floktarëve, salloneve të bukurisë, qendrave të masazhit dhe atyre për tatuazhet. Dhe nga e hëna edhe restorante dhe kinema.

Në Tenesi, urdhri për të qëndruar në shtëpi do të revokohet duke filluar nga 30 Prill, duke lejuar një kthim në pothuajse normal. Në vend të kësaj, guvernatori i shtetit të  Indianës zgjati kufizimet nga koronavirusi deri më 1 maj.