Covid-19 vijon të jetë ende aktiv në mbarë botën. Shifrat e të infektuarve janë rritur ndjeshëm me ardhjen e stinës së vjeshtës. Në të gjithë botën janë konfirmuar 59,080,520 raste që nga fillimi i pandemisë së kornavirusit, sipas të dhënave në faqen e internetit të Worldometers.
Gjithashtu është bërë e ditur se 1,395,340 njerëz kanë ndërruar jetë dhe 40,838,729 u shëruan.
Aktualisht 16,830,158 persona janë ende raste aktive në mbarë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve, 12,589,088, të ndjekura nga India me 9,140,312 raste, Brazili me 6,071,401 raste, Franca me 2,140,208 raste dhe Rusia me 2,114,502 raste.


























