Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 8136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 2177 qytetarë.
Sipas MSHMS, rastet pozitive janë në këto bashki: 965 në Tiranë, 138 në Durrës, 117 në Shkodër, 100 në Elbasan, 81 në Gjirokastër, 76 në Fier, 73 në Vlorë, 47 në Lushnjë, nga 37 qytetarë në Korçë, Sarandë, Lezhë, nga 33 qytetarë Berat, Pogradec, 26 në Mallakastër, 25 në Kamzë, nga 23 qytetarë në Kurbin, Gramsh, Krujë, 21 në Kavajë, 20 në Vorë, 17 në Tepelenë, nga 14 qytetarë në Belsh, Mat, nga 13 qytetarë në Skrapar, Himarë, 12 në Devoll, nga 10 qytetarë në Kuçovë, Delvinë, Patos, 9 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Dibër, nga 7 qytetarë në Vaun e Dejës, Kukës, Tropojë, Peqin, nga 6 qytetarë në Përrenjas, Dimal, Libohovë, Mirditë, Malësi e Madhe, 5 në Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Përmet, Dropull, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Shijak, Rrogozhinë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Pukë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Roskovec, Konispol.
Janë 15,318 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77 e 80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe.
Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.



























