Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2503 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 466 qytetarë.
Rastet e reja janë në këto bashki: 186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër, nga 20 qytetarë në Durrës, Elbasan, 18 në Lushnjë, 16 në Vlorë, 14 në Kavajë, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Kamzë, Tepelenë, 8 në Korçë, nga 7 qytetarë në Skrapar, Sarandë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Patos, Përmet, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Gjirokasër, Mallakastër, Krujë, Kurbin, 4 në Bulqizë, nga 3 qytetarë në Devoll, Berat, nga 2 qytetarë në Belsh, Memaliaj, Divjakë, Roskovec, Mat, Shijak, Kukës, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë-Arrëz, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Pogradec, Poliçan, Peqin.
MSHMS informon se janë 6633 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.


























