Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 222 të infektuar me koronavirus dhe dy humbje jete.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1,928 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, 130 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan,  8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamzë, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.

Aktualisht janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërsa, në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç.

Janë shëruar 493 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          222

Të shëruar në 24 orë       493

Të shtruar në spitale       142

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 1,928

Testime totale              1,413,555

Raste pozitive                202,863

Raste të shëruara          194,026

Raste Aktive                      5,709

Humbje jete                      3,128

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,692

Fier                 628

Gjirokastër     537

Shkodër          441

Durrës             363

Berat               250

Elbasan           242

Vlorë                205

Lezhë               159

Korçë               105

Kukës               49

Dibër                38/albeu.com/