Në 24 orët e fundit në vendin tonë, janë shënuar 20 raste të reja me koronavirus dhe për fat të mirë asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë viktimë.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,311 që nga fillimi i epidemisë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 679 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Lushnje, Tepelenë, Pogradec, Gramsh.

Janë 313 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,311 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Maj 2022)

 

Raste të reja ditore 20

Të shëruar në 24 orë 20

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 679

 

Testime totale 1,828,197

Raste pozitive 276,121

Raste të shëruara 272,311

Raste Aktive 313

Humbje jete 3,497

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 214

Fier 23

Vlorë 18

Gjirokastër 17

Korçë 12

Durrës 8

Shkodër 7

Elbasan 7

Dibër 3

Berat 2

Kukës 1

Lezhë 1