Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1086 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 28 qytetarë, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete nga COVID-19.
Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 16 në Tiranë, 2 në Patos, Lushnjë, Mallakastër, Sarandë, Gramsh, 1 në Vlorë, Dimal.
“Janë 336 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,030 që nga fillimi i epidemisë”, theksoi MSHMS.
Statistika (26 prill 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 114
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1086
Testime totale 1,801,917
Raste pozitive 274,862
Raste të shëruara 271,030
Raste aktive 336
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 233
Fier 27
Vlorë 19
Korçë 13
Berat 11
Elbasan 9
Gjirokastër 8
Shkodër 7
Durrës 5
Kukës 3
Dibër 1



























