Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi të dhënat e pandemisë për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë kryer 95 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë në Gjirokastër.
Janë 229 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,981 që nga fillimi i epidemisë.