Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 694 testime për COVID-19, teksa 75 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 149 të shëruar.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bëri të ditur se rastet e reja rezultuan në këto bashki: 22 në Tiranë, 12 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamzë, Lushnjë, Sarandë, Berat Gramsh, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Himarë, Finiq, Dropull, Maliq, Devoll, Koçovë, Elbasan.
Janë 1,078 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,649 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.


























