Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 962 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive janë në këto bashki: 404 në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Maliq, Pogradec, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Mat, Selenicë, Përmet.

MSHMS informon se, janë 6,189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeçe.

Po ashtu, janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.