OBSH ka përditësuar udhëzimet për trajtimin e pacientëve me COVID-19 duke përfshirë dy ilaçe, tocilizumabin dhe sarilumabin, antitrupa monoklonalë të përdorur gjithashtu për artritin reumatoid.
“Këto dy ilaçet janë rekomanduar për pacientë të sëmurë rëndë dhe duhet të merren së bashku me kortikosteroide”, shpjegon OBSH në faqen e saj të internetit.
Këto janë ilaçet e para që janë efektivë kundër COVID-19, pas kortikosteroideve të rekomanduara nga OBSH shtatorin e kaluar.
Këta antitrupa monoklonalë punojnë duke bllokuar reagimin e tepërt imunitar, që shpesh zhvillohet te pacientët me COVID-19.
Vendimi vjen i bazuar në analizën e të dhënave nga mbi 10 000 pacientë në 27 prova klinike, të cilat treguan një ulje prej 13% të vdekjeve, e krahasuar me kujdesin standard dhe një ulje prej 28% të gjasave të ventilimit mekanik.
Kjo do të thotë se ka 15 më pak vdekje për 1 000 pacientë dhe 23 më pak pacientë të intubuar



























