Që prej fillimit të pandemisë COVID-19 në vendin tonë janë kryer 805 955 konsulta online nga mjekët e familjes.
Në situatën e krijuar prej epidemisë së COVID-19, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, (FSDKSH) thotë se konsultat online janë një mundësi më shumë për t’iu gjendur pranë çdo pacienti.
“Lidhuni me mjekun tuaj të familjes për trajtimin e simptomave të COVID-19″, apelon FSDKSH duke theksuar se 805 955 konsulta online janë kryer nga mjekët e familjes që nga fillimi i pandemisë”.
Sipas FSDKSH-së, vetëm gjatë muajit nëntor u kryen 212 508 konsulta.
Prej disa muajsh çdo pascient mund të komunikojë me mjekun apo farmacistin e tij online



























