Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë si dhe për zonat e mbuluara nga dëbora të përdoren goma dimërore dhe goma me zinxhirë.

Në njoftimin e fundit, ARRSH-ja shton se po punohet normalisht për zhbllokimin e rrugës në aksin Qafë-Mali Fierzë duke përdorur kripë dhe borëpastruese.

NJOFTIMI I ARRSH-së:
Në Qafë Mali-Fierzë puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit të mjeteve ka vazhduar pa u ndalur.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.