Qeveria ka në prioritet sigurinë ushqimore duke ndjekur çdo hallkë të zbatimit të ligjit, që synon edhe përmbushjen e plotësimit të standardeve për sigurinë ushqimore, që kërkon integrimi i vendit në BE.

Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ekspertë të linjës morën pjesë në sesionin e radhës të Grupit të Punës III me fokus Zhvillimin Rural dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023.

Pikat kryesore të diskutimit ishin sfidat e mbrojtjes së konsumatorit në raport me evoluimin e inteligjencës artificiale (IA).

Drejtoresha e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, në fjalën e saj shpjegoi rëndësinë e veçantë dhe vëmendjen e shtuar për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, si dhe forcimi i bashkëpunimit konsumator-AKU.