Dhjetëra të rinj i janë bashkuar skuadrës së Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit. Ishte Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ai që i dorëzoi kartat e anëtarësimit të rinjve qe ju bashkuan ekipit të PS.

Gjatë takimit me të rinjtë, Balla  komentoi dhe opozitën, ku tha se drejtuesit e saj janë gati të ç’bëjnë gjithçka që qeveria ka arritur deri tani, nëse shohin që një i ri nuk shkon të votojë.

“Partia Socialiste Anëtarësimet e reja në  Rajonin 4, Elbasan

Dhjetëra të rinj e të reja zgjodhën të bëhen pjesë e ekipit të Partisë Socialiste. Ashtu si në një ndeshje futbolli, ne luajmë në fushën e madhe, por të rinjtë luajnë në çdo lagje e rrugicë të Elbasanit   Dhe të gjithë bashkë do të fitojmë ndeshjen finale në 25 Prill.  Ata janë gati, edhe Luli dhe Saliu dhe Iliri dhe Monika, janë gati që në momentin më të parë që një i ri, nuk del të votojë dhe nuk ja jep votën Partisë Socialiste, ta ç’bëjnë gjithçka kemi arritur deri tani.  #ShqipëriaeArdhmjaJonë  #SkaKohëPërPushim ”, shkruan Balla.