Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka publikuar në rrjete sociale disa foto të Bukmirës në qarkun e Lezhës, ku shfaqen vreshta në flakë.

“Bukmira po digjet, shkruan ai, dhe përpos vreshtave po rrezikon edhe shtëpitë e fshatit në Mirditë”.

Dom Gjergj Meta i bën një thirrje autoriteteve, kryeministrit Edi Rama, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi, të cilëve i kërkon angazhim dhe dërgimin e mjeteve nga ajri për të ndihmuar situatën.