Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit nga koronavirusi ka kapërcyer pragun e 4.5 milionë, sakësisht janë 4.543 230 kurse numri total i viktimave është rritur në 307 705. Në SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 1680 viktima nga infeksioni i koronavirusit. Autoritetet raportuan gjithashtu se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid është rritur në 87 493 kurse totali i personave të identifikuar pozitiv ka shkuar ne 1.44 milion.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe autoritetet shëndetësore të Sh.B.A-së, vlerësojnë se deri më 1 qershor numri i përgjithshëm i viktimave do rritet në 100 000.

Trump, po vlerësojmë vaksinimin falas të popullsisë  Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata e SHBA po vlerëson mundësinë që vaksina të jepet falas për popullsinë kur të bëhen të disponueshme.

Pas SHBA në renditjen e Universitetit Johns Hopkins ndodhet Rusia me më shumë se 262 mijë persona pozitiv nga Covid. Renditja vazhdon më pas me Mbretërinë e Bashkuar me më shumë se 238 mijë të infektuar, e ndjekur nga Spanja me 230 mijë raste infeksioni nga koronavirusi.