Drogërat janë faktorë që ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë te shëndeti i njeriut.

Drogërat legale apo ilegale qofshin ato, kanë një ndikim në të shumtët e rasteve negativ në shëndetin e njeriut dhe të shumtë janë ato të cilët janë përdorues të tyre. E ftuar në emisionin Shëndet+,  psikologia Fiona Todhri ka folur rreth përdorimit të drogërave kryesisht te të rinjtë dhe ndikimit të tyre në shendet.

“Në fakt përdorimi i drogërave legale apo ilegale është një fenomen kryesisht te të rinjtë, por jo vetëm. Në 2013-ën kemi bërë një studim kryesisht tek të rinjtë. Në këtë studim rezultuan që moshat 19-34 vjeç ishin më të prekurit, që lidhet me faktorin ekonomik. Kryesisht janë meshkuj, kanë të ardhura, banojnë në qytet dhe janë ata që përfshihen në situata të pakëndshme. Nga moshat 13-18 vjeç, shtyhen nga kureshtja apo nga shoqëria. Aksesueshmëria është faktor që lidh konsumimin”. -tha psikologia Fiona Todhri.