Dua Lipa është një ndër artistet me më tepër nominime këtë vit në “MTV EMA 2020”. Siç e kemi përmendur shpesh, 2020-ta është viti i sukseseve të Duas, e cila po shkëlqen në çdo projekt të sajin.
Bukuroshja shqiptare është nominuar në kategoritë “Best Artist”, “Best Song” me këngën “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best UK & Ireland Act”. Këto janë disa prej kategorive më të mira që mund të nominohet një artist dhe nuk është çudi që Dua të “rrëmbejë” disa çmime.



























