Rreshterja amerikane e Trupës detare, Nicole L. Gee, vetëm 23 vjeçe ishte në mesin e personelit ushtarak amerikan, që u vra nga sulmi terrorist pak ditë më parë në Kabul nga ISIS-K, ku humbën jetën qindra persona.

Gee kishte dokumentuar kohën e saj në Afganistan në faqen e saj personale në Instagram. Postimi i saj i fundit fotografik ishte nga aeroporti i Kabulit në mes të përpjekjeve të evakuimit të afganëve të udhëhequr nga SHBA dhe u publikua më 22 gusht, vetëm katër ditë para se ajo të vdiste në shpërthim.

“Përcjellja e të evakuuarve,” shkroi Gee në mbishkrimin e fotografisë së saj, ku shihej duke qëndruar pranë një rreshti të gjatë të evakuuarish afganë që shkonin në SHBA.

Një javë më parë, postoi një fotografi në Instagram që tregonte atë duke mbajtur një fëmijë në aeroportin e Kabulit. Ajo shtoi një koment të thjeshtë: “Unë e dua punën time!”.

Nicole Gee ishte një teknike 23-vjeçare e mirëmbajtjes nga Sacramento, Californi, e cila ishte bashkuar me marinsat në 2017.