Një ngajrje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Fitnete Rexha”, ku një 47 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike
Mësohet se 47 vjeçari I.XH vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po në Tiranë në zonën e Ali Demit ka ndodhur një aksident rreth orës 22:00, ku një motor me drejtues 34 vjeçarin O.S ka përplasur një 65 vjeçare, e cila është nisur menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shendetit mendor).
Rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, mjeti motorr me drejtues shtetasin O. S., 34 vjeç ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, rreth 65-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

























