Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Shtetasi E.B, duke manovruar me traktorin e tij, ka aksidentuar djalin e mitur 5 vjeç.

Vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.