Ka humbur jetën gazetari dhe operatori i njohur i RTSH, Ilir Buçpapaj. Lajmi është bërë i njohur nga familjarët e tij. Mësohet se kohët e fundit Iliri i kaloi në Nju Jork ku edhe dha shpirt.

”Me dhimbje te madhe morem lajmin se Ilir Xhemajl Bucpapaj, shoku me i afert i jetes, vellai i zemres, frymezuesi e bashkepunetori im ne art e shkrime, sot na la fizikisht, shkoi prane Zotit.

Per familjen por edhe per te gjithe ata qe e njohen, takuan apo bashkepunuan eshte nje humbje e madhe.

Do me mungosh pamase Ilir”, shkruan i vëllai, Halil Buçpapaj, po ashtu gazetar i njohur.

Ndërkaq drejtori i Gazetës së Alpeve, Ramiz Lushaj e konsideron këtë lajm shumë të hidhur.