Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi vizitoi sot një supermarket në Krujë për të parë nga afër situatën e çmimeve të produkteve të shportës.

“Pas miratimit në parlament të Paketës së Rezistencës Sociale, Qeveria do të kompensojë me 30 mijë lekë në muaj, për tre muaj rresht, rritjen e çmimeve të shportës për pensionistët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet e skemës së ndihmës ekonomike. Ndërkohë afruam me 2 muaj, duke nisur nga 1 prilli, rritjen e pagës minimale”, u shpreh Ekonomi.

“Për përballimin e kësaj situate të paparashikuar globale që ka ndikuar drejtpërdrejtë në ekonominë e çdo familje shqiptare, vetëm duke bashkëpunuar do të mund të zbusim efektet negative të rritjes së çmimeve”, shtoi ajo.