Autoritetet iraniane kanë kryer shkelje që nga shpërthimi i protestave vitin e kaluar që mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit, ka paralajmëruar një ekspert i OKB-së.
Ai bëri thirrje për një mision ndërkombëtar faktmbledhës për t’i hetuar ato.
“Autoritetet shtetërore në mënyrë karakteristike kanë mohuar çdo keqbërje apo sjellje të keqe nga ana e tyre dhe kanë paraqitur rezultatet e të ashtuquajturave hetime që nuk ishin as të besueshme dhe as transparente”, shtoi ai.
Autoritetet i kanë portretizuar protestat e udhëhequra nga gratë kundër institucionit klerik si “trazira” dhe janë përgjigjur me dhunë “brutale”, sipas Rehman.
“Forcat e sigurisë kanë qëlluar me municion të vërtetë, plumba zogjsh dhe fishekë të tjerë metalikë drejtpërsëdrejti mbi protestuesit e paarmatosur dhe paqësorë, mes tyre shumë fëmijë dhe të rinj, të cilët nuk përbënin kërcënim të menjëhershëm për jetën apo lëndime të rënda, si dhe mbi kalimtarët”, tha ai.
Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut (HRANA) ka raportuar se janë vrarë të paktën 530 protestues dhe 70 pjesëtarë të sigurisë, ndërsa gjyqësori ka pranuar se janë arrestuar më shumë se 22 mijë persona.
Rehman ka vënë në dukje gjithashtu të arrestuarit që janë keqtrajtuar, dhe abuzimi fizik seksual dhe psikologjik ndaj fëmijëve të liruar. Katër protestues janë ekzekutuar gjithashtu që nga dhjetori.Më shumë se 100 të tjerë thuhet se janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për vepra penale.
Në përgjigje, ambasadori iranian Ali Bahreini tha se akuzat në raportin e zotit Rehman “lexohen si një roman tragjik” dhe e akuzoi atë se mbështetet në qeveritë perëndimore, mediat dhe “grupet terroriste”.
Top Channel



























