Sipas raportit të INSTAT, për muajin prill 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 30,0 %, Turqia me 8,0 %, Kina me 7,2 % dhe Gjermania me 7,0 %.
Gjatë katërmujorit të parë 2021 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 31,8 %, Turqia me 7,7 %, Greqia me 7,1 % dhe Kina me 7,1 %.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Franca me 18,2 %, Mbretëria e Bashkuar me 14,9 % dhe Ukraina me 17,7 %.
Sipas INSTAT, në muajin prill 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me muajin Prill 2020 janë, Italia me 133,3 %, Turqia me 118,1 % dhe Kina me 108,9 %.
Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë SHBA me 0,1 %, Zvicra me 11,9 % dhe Kroacia me 0,1 %.



























