Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin e Endrit Hoxhës, zëvendësministër të Arsimit dhe Sportit.
Po ashtu me një vendim të veçantë, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra prefektin e Qarkut Korçë, Dhori Spirollari.
Prefekti i ri i Qarkut Korçë u emërua Nertil Jole.
Një javë më parë, Këshilli i Ministrave ndryshoi edhe drejtuesit e Prefekturës së Durrësit dhe të Lezhës.



























