Edhe pse sapo ka mbushur 50 vjec, Tristan Lee nuk duket më shumë se 20. Të gjithë befason kur ai tregon kartën e identitetit, thotë “Daily Mail”.

Trajneri nga Londra këmbëngul se njerëzit duhet t`i ndryshojnë zakonet e tyre të jetesës dhe të ushtrojnë në mënyrë që të duken dhe të ndjehen më mirë. Ai rrëfeu se prej 35 vitesh kujdeset për dietën e tij si edhe për lëkurën. Megjithatë, e pranon që ka përdorur disa herë injeksione Botox-i këto vitet e fundit.

“Unë kujdesem për lëkurën time çdo ditë për 35 vjet rresht. Kam një regjim pesë herë në mëngjes dhe në mbrëmje. Mund të kem qenë i sëmurë, i dehur, por asnjëherë nuk e kam shmangur këtë regjim. Një pamje rinore fillon me një mënyrë jetese të shëndetshme. Gjumi, dieta, stërvitja, kujdesi për lëkurën dhe nivelet e reduktuara të stresit. Gjithçka duhet të jetë nën kontroll. Bëra disa botox dhe njerëzit menduan menjëherë se po mashtroja, por nuk është kështu, thjesht ndihmon”, tha ai. Edhe mund të ndihet mirë me pamjen më të re, Tristan rrëfen se e gjithë kjo ka edhe një aspekt negativ, sepse moshave më të mëdha nuk u pëlqen shumë të rrinë me të, sepse u duket fëmijë.