Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin e Eugena Tominit, nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ajo u emërua në drejtimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Lajmin e emërimit në krye të Institutit të Shëndetit Publik e bëri publik ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Eugena Tomini u emërua zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 21 janar 2021.

Më herët ajo ka mbajtur postin shefes së departamentit të Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike në Institutin e Shëndetit Publik.