Gjermania fitoi sot ndaj Portugalisë me rezultatin 4-2, në stadiumin ”Fussball Arena” të Mynihut, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 për gjermanët, të cilët fillimisht u ndodhën në dizavantazh pas golit të Ronaldos (15′).

Por, ishin dy autogola të portugezëve, Dias (35′) dhe Guerriero (38′) që i dhanë epërsinë ekipit të Loew.

Në pjesën e dytë gjermanët shënuan edhe dy herë me anë të Harvetz (51′) dhe Gosens (60′), ndërkohë që portugezët shkurtuan diferencën me anë të Jota (67′).

Ndeshja, e gjykuar nga britaniku Taylor, ishte e vlefshme për Grupin F.

Po për këtë grup u luajt sot ndeshja Hungari-Francë, që përfundoi me rezultatin 1-1.