Pas një ceremonie hapëse mbresëlënëse në stadiumin ”Olimpico” të Romës, Italia mundi Turqinë me rezultatin 3-0, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian të Futbollit, sipas pamjeve televizive.
Ndeshja ishte e vlefshme për grupin A.
Golat u shënuan nga Demiral (autogol, ’53), Immobile (’66) dhe Insigne (’79).
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.
Ndeshja u zhvillua sipas masave paraprake antiCovid-19, i mbushur me vetëm 25% të kapacitetit./ a.jor.