Ligji i ri “për Rininë” dhe ngritja së fundmi e Agjencisë Kombëtare të Rinisë janë dëshmia më kuptimplotë e qeverisë shqiptare për shtimin e vëmendjes ndaj rinisë, pjesës më vitale të shoqërisë.?
Buxheti gjithmonë në rritje dhe konsolidimi i vazhdueshëm jo vetëm me burime njerëzore të kualifikuara, por edhe me një agjendë të plotë dhe të larmishme projektesh e aktivitetesh, janë garanci për mbarëvajtjen e këtij institucioni në përmbushje të misionit të tij dhe promovimin e të drejtave të të rinjve.
Sot, me stafin e përkushtuar dhe plot ide të kësaj agjencie, ? bashkëbiseduam rreth planit të aktiviteteve gjatë muajve të ardhshëm, si dhe ndamë pikëpamjet për të çuar përpara vetëm projekte të mira në shërbim të rinisë. ?



























