Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Garda Kombëtare e Nju-Xhersit po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror që prej 2001.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.

Ushtarët nga Garda Kombëtare e Nju-Xhersit u trajnuan me partnerët e tyre të Forcave të Armatosura Shqiptare për mortaja 120 mm, komunikime me radio, aftësi fizike dhe zhvillim profesional të nënoficerëve.

Garda e Nju-Xhersit dhe Shqipëria kanë partneritet përmes Programit të Partneritetit Shtetëror që nga viti 2001.