Të shumtë janë faktorët të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut. Pasojat sociale, psikologjike dhe shëndetësore janë të mëdha, madje mund te lënë edhe pasoja afatgjata në shëndetin psikologjik. Ato janë pasoja të cilat kërkojnë bashkëpunimin me psikologë në mënyrë që të parandalohen apo dhe shërohen. E ftuar në emisionin Shëndet+, psikologia Fiona Todhri ka folur rreth faktorëve që ndikojnë në shëndetin psikologjik, por jo vetëm.
“Faktorët socialë që lidhen me stilin e jetesës, faktorët psikologjikë që lidhen me interpretimin që ka individi, faktorët kulturorë dhe faktorët gjenetikë”, u shpreh psikologia Fiona Todhri.



























