A.K, personi që shihni në foton e mëposhtme, është gjetur mbrëmjen e sotme i mbytur në lumin Shkumbin.
Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se trupi i 23 vjeçarit është gjetur rreth orës 19:00, duke shtuar se dyshohet se ky shtetas vuan nga sëmundja e epilepsisë.
Ai ishte larguar nga banesa në datë 23 gusht. Trupi u gjet mbrëmjen e sotme nga peshkatarët që lajmëruan më pas policinë.
Njoftimi:
Librazhd/ Informacion paraprak
Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021.
Nga deklarimet e familjarve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



























