I ftuar në emisionin Shëndet+, mjeku algolog Apostol Vaso ka folur rreth një rasti të veçantë që vuante nga dhimbja fantomë. Dhimbja fantomë është një dhimbje e cila prek shumë njerëz të cilët nuk kanë një gjymtyrë apo një organ të cilin e kanë operuar. Kjo dhimbje zgjat për gjithë jetën.
“NJë shembull është një i sëmurë i operuar në Francë në Paris. Para pesë vitesh kishte një kancer në mushkëri dhe pas heqjes së kancerit pas njëzet ditësh ndiente dhimbje mbi vijën e operacionit. Nuk e mori mjekimin e dhimbjes në Francë se u kthye në Shqipëri dhe prej pesë vitesh tashmë flinte ulur. Pas procedurës sime, menjëherë që prej një jave ai mundi të flejë shtrirë, dhe deri tani që po flasim ai e konsideron më në fund normale që mund të flejë shtrirë. Shërimin e bëra përmes një tubi të vendosur në vendin që kishte dhimbje dhe pastaj vazhdova manualisht trajtimin dhe me ilaçe patjetër”.