Udhëzimet Federale Covid-19 “do të jenë shumë më liberale” deri në katër Korrik nëse rastet në SHBA bien ndërsa më shumë Amerikanë vaksinohen, tha të dielën Dr. Anthony Fauci, raporton CNN.
“Nëse deri në 4 Korrik, me shpërndarjen e vaksinës, ne kemi nivele të ulta të infeksioneve, nuk do të jem në gjendje t’ju them saktësisht se çfarë udhëzimesh specifike do të japin Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, por unë mund t’ju them me siguri se udhëzimet do të jenë shumë më liberale sesa tani për atë që mund të bëni, “tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për CNN’s Jake Tapper.
I pyetur nëse njerëzit do të kthehen në një shkallë normale pa maska dhe distancim social deri në pushimet e verës, Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, u përgjigj: “Po … do të ketë një shkallë më të lartë besimi”.

























