Peshkimi dhe akuakultura në vendin tonë kanë hyrë në një stad të ri zhvillimi, falë mbështetjes me grante të investimeve të reja sipas modeleve më të mira ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga ferma e kultivimit e peshkut ton, në detin Jon e ndërtuar me superstandarde për tregun japonez
“Ferma spektakolare e kultivimit të tonit për eksport në detin Jon, e ndërtuar dhe menaxhuar me superstandardet e nevojshme për tregun japonez”, shprehet Rama.
Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit.
Ndërsa investimet të kombinuara më kërkesën në rritje të tregut të huaj, kanë sjellë që eksporti i peshkut të shënojë rritje të ndjeshme vitet e fundit.
Rritja e eksporteve në këtë segment erdhi pas zgjerimit të investimeve, falë mbështetjes së programeve që adresoi qeveria për financimin e industrisë së peshkut.
Sot eksporti i peshkut ka shënuar një rritje të shumëfishtë. Në krahasim me 2013-ën eksportet janë rritur 4 herë më shumë. Në 2013 u eksportuan 1705 tonë, ndërsa në 2020 8219 tonë.

























